Punëtorët teknik të Kuvendit paguhen 275 euro në muaj, protestojnë
Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, kanë protestuar duke kërkuar rritje page, të cilën aktualisht e marrin një shumë prej 275 euro në muaj.
Ata thonë se nuk iu paguhet as ushqimi dhe as transporti nga Kuvendi, derisa ankohen se shumë shpesh, iu bjen që të punojnë në orar më të gjatë.
‘Seancat që zgjasin shpesh e po ashtu edhe mbledhjet e Komisioneve parlamentare që janë thuajse të përditshme, asnjë orë shtesë nuk na paguhet’, tha njëra prej punëtoreve për Nacionalen.