Publikohen audioincizimet se si të dyshuarit për fajde i bënin presion viktimave dhe i kërcënonin - NACIONALE

Publikohen audioincizimet se si të dyshuarit për fajde i bënin presion viktimave dhe i kërcënonin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, dje ka publikuar emrat dhe audioincizimet e të dyshuarve për fajde, të cilët janë të përfshirë në rastin ku viktima janë Eroll Murati dhe vëllai i tij.

Për këtë rast, Policia e Kosovës kishte arrestuar tre të dyshuar para dy vitesh, përfshirë edhe Naim e Ariton Sahitin, babë e bir nga Gjilani, që dyshoheshin për fajde.

Në audioincizimet që Nacionale ka siguruar, dëgjohet i dyshuari Ariton Sahiti duke i bërë presion viktimës A.M., që është vëllai i Eroll Muratit.

Me një punë të hetuesve policorë nga Prishtina, në vitin 2022 ishin arrestuar tre të dyshuarit për fajde, por ishin liruar nga paraburgimi disa muaj më vonë.

Që nga viti 2022, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur ende aktakuzë ndaj të dyshuarve dhe të njëjtit gjenden në liri.

Sipas dëshmisë së Eroll Muratit, viktimat e kishin pasur të pamundur të bashkëpunojnë me policinë në Gjilan, pasi që të dyshuarit kishin lidhje të forta me një ish-komandant të policisë së këtij rajoni, të njohur me emrin Ridvan.

Dëgjoni videon e mëposhtme për të kuptuar detajet e ngjarjes:

Lajme të ngjashme