Pse po prehen pemët në Prishtinë? - Drejtoresha e Parqeve tregon arsyet plus ankohet për disa pemë që i mbollën aktivistët e VV-së
Krasitja e prerja e pemëve në kryqytet ngjallë reagime të shumta nga ana e qytetarëve të Prishtinës. E kjo bëhet nga punëtorët e Hortikulturës, me kërkesë së Drejtorisë së Parqeve, e cila drejtohet nga Donika Çeta.
Edhe për prerjen e shelqes, para Ministrisë së Kulturës, pati komente të shumta.
Tani në anën tjetër ka shumë pemë, që mbillen po pas një kohe të shkurtët prishen.
Kujtojmë se në vitin e kaluar në lagjen Pejton vitin e kaluar një person rreth 30-vjeç pati vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme.
E drejtoresha Donika Çeta, tha se Komuna e Prishtinës për çdo vit e kryen procesin e krasitjes që është për kujdesin dhe përmisimin e shëndetit të drunjëve.
“Procesi i krasitjes zakonisht kryhet dy herë në vit, në sezonin e pranverës dhe në sezonën e vjeshtës, me ramjen e vegjetacionit... Procesi i krasitjes, ne si komunë e kemi nda në tri kategori: kategoria e drunjëve me rrezkshmëri të lartë, në kategorinë e dytë hyjnë kërkesat e qytetarëve, në kategorinë e tretë pastrimi fitosanitarë i drunjëve që janë më të vjetër”.
Sa i përket prerjes së drurit tek Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sportit, Çeta tha se profesionistët kanë ardhur në një konstatim se ai dru paraqet rrezik sepse brendësia e tij ishte kalbur.
Shumica e drunjëve tek Bibloteka Kombëtare të tharë.
“Drunjët të cilët janë të mbjellur në rrethinën e sipërfaqes së gjelbër të biblotekës, fillimisht kanë qenë shumë të hollë. Druri i tij duhet ti ketë disa karakteristika, nuk kanë pasur sistem rrënjorë të formësuar mirë, primetri i drurit shumë i hollë. E ata dru që janë mbjellur është ditur qysh në fillim që nuk do të kenë përparim. Kanë qenë si një shenjë përkujtimi për personat e zhdukur prej aktvistave të Lëviszjes Vetëvendosje. Ne e kuptojmë mirë donacionin dhe rëndësinë e këtyre drunjëve por patjetër duhet të plotësohen edhe kushtet”.