Pse banorët e një fshati në Rahovec bëhen bashkë çdo 5 shkurt për të dhuruar gjak?
Fshati Ratkoc i Komunës së Rahovecit ka një traditë shumë interesante. Çdo pesë shkurt, qytetarët e këtij fshati mblidhen bashkë për të dhënë gjak.
Kjo traditë ka filluar që 19 vite, pas një tragjedie në Ratkoc, e cila tragjedi u kthye në një nismë vullnetare për dhurimin e gjakut për çdo vit.
Më këtë pesë shkurt, në Ratkoc ka qëndruar gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj.
Një mjeke tregoi se grupi më i shpesht i gjakut është grupi A.
“Këtu në fshatin tonë dhurohet gjak që 19 vite. Më së pari ka filluar te familja Hoti, pastaj radhë mas radhe, deri tash ardhur këtu. Këte e kemi traditë, si festë, si të duash thuaj.” – thotë një qytetar.