Përplasje te Komisioni: Vitia akuzohet për ‘renovime në QKUK me kontrata kriminale’ - NACIONALE

Përplasje te Komisioni: Vitia akuzohet për ‘renovime në QKUK me kontrata kriminale’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me përplasje në mes të ministrit Arben Vitia dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kaluar mbledhja e Komisionit për Shëndetësi.

Deputeti Haxhiu akuzoi ministrin Vitia se ‘me kontrata kriminale kanë kryer renovimet në QKUK’ duke thënë madje se ‘këto kontrata duhet të hetohen nga Prokuroria’.

“Kemi të bëjmë me zhvatje të buxhetit dhe konflikt të interesit, kompani që kanë përfituar shumë më shtrenjtë nga çmimi real i tregut. Për heqjen e tepisonit në Gjinekologji ka kushtuar 33 euro, ndërsa heqja e saj në çmimin e tregut është 1 euro. “Heqja e dyerve ka kushtuar 22 euro, pra një heqje e derës 85 euro, në çmimin e tregut është 10 euro. Këto kontrata janë kriminale, madje edhe punët që janë bërë kanë mbetur nën hije nga këto veprime”, tha Haxhiu.

Mininistri Vitia i bëri thirrje Prokurorisë që t’i hetojë pretendimet e deputetit Haxhiu.

“Ju më akuzuat mua dhe unë duhet të reagoj për të gjitha ‘kompanitë kriminale’ që po bëjnë krime qe kanë etabluar bëni lypni dokumente zyrtare dhe krejt dërgoni në Prokurori dhe unë i bëj ftesë prokurorisë që të filloj me hulumtime”, tha Vitia.

Nacionale me videon më poshtë, përmbledhi disa nga momentet në këtë Komision;

Lajme të ngjashme