Për ju që punoni në zyrë: Kujdes kur shkoni në fitnes – ja këshillat e ortopedit
Ortopedi Kushtrim Grezda, në Health Matters të Gazetës Nacionale, ka një këshillë për të gjithë ata që punojnë në zyrë dhe që në fund të ditës, mundohen ta kompensojnë në fitnes ose sporte të tjera mungesën e aktivitetit fizik.
“Problemi kryesor është te pacientët që punojnë në zyre dhe mundohen ta kompensojnë aktivitetin fizik përmes fitnesit, kick boxit, cross fitit, etjerë.
Trupi që është mësu mos me lëvizë, kur shkon në një aktivitet të madh, mundësia për dëmtim të supit, është shumë e lartë.
Për atë, rekomandohet që nëse punon në zyre, e krahu nuk lëviz shpesh, kur shkon në fitnes ose sport tjetër më të fortë dhe mundohesh me kompensu aktivitetin që nuk e ke bërë më herët, mund ta lëndosh krahun.
Prandaj, rekomandohet që ushtrimet e krahut të bëhen edhe gjatë ditës e jo vetëm në fitnes.
Çdo ushtrim, për popullatën që nuk është aq sportiste, çdo punë që bëhet qoftë edhe punë e shtëpisë, nëse e ngrit krahun, rekomandohet. Çdo lëvizje e dorës ndikon në cilësinë e krahut.
Është gabim nëse mendon që 40 minuta ose 1 orë me shku në fitnes sepse mund të sjell komplikime të krahut nëse nuk keni lëvizur kurrë gjatë ditës”, thotë ai.