Pas vendimit të Hagës, Hamza kërkon takime me liderët politikë
Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar takime me liderët e partive politike.
Hamza ka thënë se në Kuvend mund të ndërmerren iniciativa ligjore lidhur me Gjykatën Speciale.
Ai ka bërë thirrje për diskutim dhe koordinim mes subjekteve politike për hapat e mëtejshëm.