Pa koment: Pamje të reja nga reparti i Pediatrisë në QKUK
Janë bërë publike kushtet e mjerueshme në repartin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje që zbulojnë gjendjen në të cilën po trajtohen pacientët.
Në pamje shihen shtretër të dëmtuar, papastërti, banjo jashtë funksionit, si dhe dyer e dritare jofunksionale, duke nxjerrë në pah gjendjen e rëndë të këtij reparti.