Osmani: Si ministër i propagandës, Vuçiqi arsyetonte masakrat, tani mohon Reçakun - NACIONALE

Osmani: Si ministër i propagandës, Vuçiqi arsyetonte masakrat, tani mohon Reçakun

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Në kohën kur Reçaku dhe Kosova kërkojnë drejtësi për viktimat e pafajshme të luftës, ajo që shohim në Serbi është vazhdimësi e viteve të 90-ta, mendësi kjo që shkaktoj mbi 100 mijë civil të vrarë në këtë pjesë të Evropës. Kur njerëzit e Reçakut masakroheshin, në Serbi propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin ,me emrin Aleksander Vuçiq. Sot, po i njëjti nën petkun e presidentit të Serbisë vazhdon ta mohoj masakrën e Reçakut, e mohon atë që bota e pa me sytë e vetë e quan Millosheviqin njeri të madh me qëllime të mira. Dhe si propagandues që është në njërën anë, flet për paqe, e në anën tjetër dërgon forca të veta paramilitare terroriste për ta sulmuar Kosovën. Por, sikurse në vitet e 90-ta njësoj edhe sot Kosova ka djem e vajza që i dalin zot atdheut dhe e mbrojnë çdo pëllëmbë të saj”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme