Ngjarje e rëndë në Gjakovë- Pronari i lokalit dyshohet se vrau klientin, detaje për vrasjen
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Lumni Graishta, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka dhënë detaje për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku pronari po dyshohet se ka qëlluar në klientin e tij.
“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është në arrati.