Nëse i kishe dëgju mbrëmë debatet televizive dhe kishe qëllu në këta dy emra, çka kishe mendu? - NACIONALE

Nëse i kishe dëgju mbrëmë debatet televizive dhe kishe qëllu në këta dy emra, çka kishe mendu?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbramë i ngova dy debate televizive. Në njanin ishte i ftumë ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe në tjetrin ishte kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.

Natyrisht, kishte edhe plot debate të tjera se zakonisht e enjtja është dita apo nata kur debatet televizive në Kosovë, janë pak ma shpërthyese, ma shumë mysafir, ma shumë tema të nxehta, shkaku edhe që është gati fundi i javës dhe grumbullohet material pak ma shumë sa i përket zhvillimeve.

Sidoqoftë. Kushdo që është në pozitën e ministrit të mbrojtjes, e kam ni përshtypje që e ka respektin tonë, pavarësisht cilës parti i takon dhe pavarësisht cila parti është n’pushtet. Sepse zakonisht ministrat e mbrojtjes, derivojnë ose rranjët gjithqysh i kanë te Ushtria Clirimtare e Kosovë edhe e udhëheqin mandej ushtrinë e cila po ashtu rranjët i ka te UÇK-ja, pra FSK-në.

Por, ajo që më la përshtypje është mënyra se si ministri Ejup Maqedonci ishte transformu në diskursin e tij brenda pak javësh. U dokke që është injektu pak me qëllim ose pa qëllim me diskursin polarizues të partisë ku përket, pra Lëvizjes Vetëvendosje.

Pse?

Nëse i keni përcjell disa prej debateve të tij të para disa javësh nëpër televizionet tona, keni mujtë më e vërejtë që ministri Maqedonci, e kishte ni fjalor ma të kujdesun përballë kritikave dhe kritikëve rreth çështjes së ushqimit në FSK. Mbramë, Maqedonci dukej krejt ndryshe. Ishte i shkujdesun në fjalorin e tij rreth po të njëjtës temë.

Para disa javësh, ai kurrë s’ka thanë se ata që e kanë ngritë shqetësimin rreth punës së ushqimit në FSK, e kanë bë këtë me qëllime dashakeqe ndaj Kosovës. Ka thanë në kuptimin që lajmi nuk është i mirë, pra në kontekstin që kur flitet për ni problem në ushtri, kurrë s’mundet me qenë lajm i mirë, por s’ka goditë me fjalorin qysh goditi mbramë, fjalor i cili e karakterizon partinë në pushtet.

Masi që u kry intervista e ministrit Maqedonci, e ktheva televiziorin në Pressing, ku ishte mysafir Bedri Hamza.

Është interesant se derisa po zhvillohej intervista e Bedri Hamzës në Pressing, disa figura të pushtetit, po i nervozonte qetësia e Dukagjin Goranit dhe Valon Sylës përballë Bedri Hamzës.

Na mundemi me pasë kritika për fushatën e PDK-së, për programin e PDK-së, për sloganin e PDK-së, ama është e pamundun që kur po folë Bedri Hamza, me i bërtitë atij. Çka me i bërtitë kur po thotë që ka me i rritë pagat 50%?

A mundeni me e paramendu veten tuj i bërtitë? Çka ki me i thanë? Pse ki me i rritë a? Edhe nëse ki me e pyet qysh ki me i rritë, kjo pyetje s’po bohet tuj bërtitë. Provone nëse doni edhe vetë, po kurqysh nuk osht pyetje që në kontekstin e ni programi, duhesh me ushtru diksionin personal, e me folë tuj bërtitë.

Po duket sheshazi – qysh thonë vëllezërit e motrat tona nga Shqipëria – që kandidati i PDK-së për kryeministër, nuk po don që t’i nënshtrohet njëfarë thirrje të një pjese të opinionit publik - ku dorën në zemër para pak ditësh, bojsha edhe vetë pjesë qaty, që ai me e lujtë nervozin me pushtetin e Kurtit.

Ai tha se nuk po don me aktru. Tha që është origjinal edhe s’po don me dalë prej vetes.

Se sa ka me ndiku kjo që PDK-së me iu përkthy në votë, mbetet me u pa, por besojmë që partia ma e madhe opozitare, i ka bë kalkluimet e veta ose strategjitë e veta.

Sidoqoftë, shumë ma keq ke me e pa ministrin Ejup Maqedonci, për të cilin e gëzoj ni respekt personal megjithëse nuk njihemi personalisht, ke shumë ma keq me e pa atë të tjetërsumë ndoshta si pasojë e kërkesës së partisë, sesa me e pa origjinalin e Bedri Hamzës i cili po thotë: qe s’po du me u tjetërsu, pavarësiiisht kërkesës që ekziston le të themi – në tregun e opinionit publik.

Eh, kur vjen puna mandej te programet edhe ku ka vend për kritikë, deri tani për ato që i kemi lexu, flasim një herë tjetër.

Kjo le të llogaritet veç ni pjesë që – na e kërkojmë me ni fjalë që e kemi mësu vonë, karizmin e ni lideri.

Po kjo ke veç për dy paraqitje televizive, që mbramë vendosa me i dëgju rastësisht dhe njani ishte shndërru në njëfarë karakteri me fjalor agresiv, e tjetri refuzojke me aktru fjalorin agresiv.

Lajme të ngjashme