"Në atë kohë kemi qenë me nënë e babë, e kemi festuar, bëjshim lojëra... bakllava rrallë ka pasë” - NACIONALE

"Në atë kohë kemi qenë me nënë e babë, e kemi festuar, bëjshim lojëra... bakllava rrallë ka pasë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot e festojnë Festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarët musliman. E qytetarët e Prizrenit, na treguan se si është festuar vite më përpara kjo festë.

Sipas tyre, në ditët e sotme shumëçka është më ndryshe, kurse më herët ka pasur më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

“Bajrami ka qenë shumë më mirë, me shumë sene... Më merr malli për njerëz të vjetër që kam ndejt, për ata hoxhallarë. Tash shumë pak po shkojnë te njëri-tjetri me ndejt për Bajram. Atëherë derë më derë hyjshim nëpër fshat”, tha një qytetar.

E një zonjë për Nacionale tha se, në kohën në të cilën jetojmë Bajram ka çdo ditë. Por, për vitet të cilat ajo i kujtoi tha se ka qenë varfëri por ka pasur më shumë dashuri.

“Ka pas lezet, njerëzit kanë qenë më të dashur, e kanë respektuar njëri-tjetrin. Kurse tani, vetëm për interes”.

Dikujt tjetër, ani pse në moshë po i mungon koha kur prindërit e tij kanë qenë gjallë.

“Në atë kohë kemi qenë me nënë, me baba.. e tash na kanë vdek ata, tash pak po mërzitemi po nuk kemi çka me bë”.

E një grua nga diaspora, me shumë emocion kujtoi kohën kur ajo ka qenë e vogël.

“Në Kosovë është më mirë, gëzohemi më shumë, veshemi, ndreqemi. Dalim te dajët, te tezet, u veshshim e u gëzojshim o Bajram, Bajram... Jashtë nuk është si këtu”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme