Nasim Haradinaj me shokë në Burojë: Nuk besoj që Specialja e lejon Thaçin të vijë
Dhjetëra qindra njerëz kishin mësyer mëngjesin e sotëm Burojën e Skënderajit për në të pamen e babait të Presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.
Mes tyre, ne takuam edhe Nasim Haradinajn, i cili shprehet skeptik që Gjykata Speciale do ta lirojë Presidentin Thaçi për varrimin e babait të tij nesër në orën 15:00.
“këtë lajm e bënte edhe më të hidhur një pjesë ku ajo gjykatë nuk ka as respeketin minimal për të drejtat e njeriut. Nëse e lëshojnë në ditën e vorrimit zotin Thaçi, mendoj që do të ishte befasi. Ata përkundër që thonë se është gjykatë e këtij populli, ata kanë frikë nga ky popull dhe nuk i lënë bijtë e tyre të vijnë t’i varrosin baballarët e tyre”, tha Haradinaj.