Musliu: E rëndësishme është që Dejona ka dhënë urdhër, përndryshe u shkon karriera poshtë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit derisa po diskutohet për shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës ka thënë se i njëjti është sjellë në Kuvend me procedura të përshpejtuara derisa përmendi edhe Dejona Mihalin.
Musliu tha se në Kuvend po dëgjohet urdhri siç e quajti ajo i Dejona Aleksandër Mihalit.