Momenti kur Vuçiqi u nervozua nga gratë e Kosovës, pësoi debakël nga Vanesa e Maltës në OKB
Një moment viral ndodhi dje në seancën e Këshillit të Sigurimit kur Aleksandër Vuçiqi u nervozua me praninë e grave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë, të cilat, presidentja Vjosa Osmani i kishte marrë si pjesë e delegacionit me të.
“Nuk jemi pajtuar për këtë gjë, por s’ka lidhje”, thotë Vuçiqi.
“Jemi pajtuar, Vjosa Osmani sapo më tha që ishte pajtuar me ju dhe nuk do ta pranoj që ta parasiqni si gënjeshtare. Faleminderit zoti Presidenti keni tre minuta”, i thotë Vanesa Frazier, kryesuese e KS të OKB-së nga Malta.
Ai u nervozua edhe na Vanesa Frazier, kryesuese e seancës së Këshillit të Sigurimit.
“Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit delegacion”, pyet Vuçiqi.
“Sa i përket delegacionit të Kosovës, nuk kemi të bëjmë asgjë me të. Ky është protokolli i OKB-së dhe ky është akreditimi”, ia kthen kryesuesja.