"Shkolla, spital të ri, stadiume futbolli": Lumir Abdixhiku shpalos vizionin e LDK-së - NACIONALE

"Shkolla, spital të ri, stadiume futbolli": Lumir Abdixhiku shpalos vizionin e LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, kaloi një ditë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Gjatë kësaj interviste, Abdixhiku foli gjerësiht për vizionin LDK-së, ndërsa na ndajnë pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Intervista nisi në "Shkollën e Gjelbër" në Prishtinë, një projekt pilot i arsimit gjithëditor. Abdixhiku foli për rëndësinë e këtij modeli, duke premtuar zgjerimin e tij në pesë komuna të tjera.

Idea ime ka qenë me përfundu edhe në pesë komuna të tjera, se kushton dhe nuk ka pare. Ushqimi, stafi shtesë... Në Prishtinë që është bërë për 3 mijë nxënës është 2 milionë euro. Është investim edhe më mirë më investu këtu, jo vetëm që fëmijët bëhen me të menqur, por edhe prindërit janë më të liruar.” – ka thënë Abdixhiku duke u shprehur se meritat për fillimin e këtij procesi i ka drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku.

Gjatë vizitës, Pacolli dhe Abdixhiku panë nga afër infrastrukturën e shkollës dhe biseduan me nxënësit që përfitojnë nga ky sistem i ri mësimor.

Koeficient 150

Abdixhiku premtoi që, nëse LDK vjen në pushtet, do të rrisë koeficientin e pagave në 150 brenda javës së parë të qeverisjes.

Ai kritikoi ashpër qeverinë aktuale për mungesën e reformave në arsim.

Që përshembull për arsim nuk s’kanë bërë asgjë për katër vjet, i ke pas 51% i ke 12 miliardë euro, s’je kanë në gjendje bre me bo diçka të tillë kështu në Kosovë. A din çka kanë arrit me bo? Është, librat m’i shti prind me ble nëpër librari, tu i pasë nxënësit në klasë. Përparan sistemit, ta shpjegoj, ka qenë që në klasë kur ke nisë vitin, ti ke shku në klasë, librat i ke gjet në klasë, se shkolla t’i ka siguru. Tash këta kanë vendosë, jo s’po i çojmë në klasë librat, por po i detyrojmë prindërit me shku në librari, me ble librat gjatë gjithë shtatorit, para shatorit bëhet radhë e madhe aty me prind. Mbas gjashtë viteve s’ke me pas më këtë problem se jemi ne në Qeveri.” – ka thënë Abdixhiku.

Gjatë vizitës në kuzhinën e shkollës, Abdixhiku ndau vizionin e tij për menaxhimin e buxhetit prej 12 miliardë eurosh të Kosovës. Prioritetet e tij përfshijnë ndërtimin e shkollave, spitaleve të reja, stadiumeve, si dhe investime në aktivitete kulturore, sportive dhe teknologji informative.

“Shkolla, spital të ri, stadiume të futbollit, aktivitete kulturore, sportive, teknologji infomative investime.” – duke thënë se Kosova mundet, por nuk ka sistem.

Tash një gjë që e kemi shumë me rëndësi, në program është me bo kodimin si landë obligative prej klasës së parë. Por nuk do të thotë me ditë në klasë të parë me programu kështu me ba gjuhë programuese, në klasën e parë është m’i ba zgjedhjet bazike.” – kështu u deklaruar Abdixhiku gjatë vizitës në klasën e tekonologjisë dhe biblotekës.

Zotimet për sportin – projekt madhor për stadiumin kombëtar

Intervista vazhdoi në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u diskutuan projektet ambicioze të LDK-së në sport. Abdixhiku shpalosi planin për ndërtimin e një stadiumi kombëtar me kapacitet prej 30 mijë vendesh në Bërrnicë, Prishtinë.

Na e kemi një plan shumë të madh për sport edhe shumë të guximshëm, një stadium normal 24 deri në 30 mijë ulëse, kushton 60 mijë euro me u ndërtu. Dhe dojmë stadiumin e ri me bo në Bërrnic këtu në Prishtinë, në Qendrën Kombëtare të Sportit, pra është stadiumi kombëtar, s’është vec stadiumi, është qendër kombëtare e sportit, është palestra Sportive e sporteve me dorë, basketboll... është fakulteti i Edukatës Fizike, Pishina Olimpike dhe Gaming Hall. Qeto katër objekte kanë me qenë të ndërtume në një investim prej 120 milionë eurove në planin tonë sportivë.” – ka thënë Abdixhiku.

Spitali i ri

Vizita e radhës ishte oborri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku Abdixhiku shpalosi prioritetin e tij kryesor: ndërtimin e një spitali të ri.

Spitalin e ri e kam plan prioritet, kur them prioritet dmth prej te parëve, nëse me pyet se cka don me bo në gjashtë muaj e parë, është menjëherë me ia nis me u marrë me spitalin e ri.” – ka thënë Abdixhiku ndër të tjera.

Në fund, Abdixhiku dhe Pacolli vizituan edhe zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, qendra në Prishtinë.

Lajme të ngjashme