Mehmetaj: Surroi iu tha amerikanëve se nuk duam pavarësi - NACIONALE

Mehmetaj: Surroi iu tha amerikanëve se nuk duam pavarësi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj, në intervistën me Berat Buzhalën, pas shkrimit hulumtues rreth Veton Surroit, thotë:

“E kishin thirrë ni ditë në Debat Plus, edhe tre veta në qosh atje, edhe Veton Surroi na tregojke a është e mirë a e keqe Marrëveshja me Serbinë.

Thash, qysh është e mundun që me pasë ndryshim total të pushteteve në Kosovë edhe personi i njëjtë me e rujtë pozicionin.

Rehabilitimi i tij ka fillu ma herët.

Atëherë e kanë afru se nuk e kanë ditë kush është, tash e afrojnë se e dinë kush është.

Fakt shokues për mu, u kanë qeky e ish ambasadorit të Britanisë së Madhe në Jugosllavi, libri ‘Bashkëbisedim me Millosheviqin’, edhe unë tuj e lexu për arsye tjera, edhe ky tash me një vend, tregon qysh Veton Surroi, Millosheviqi tha foli në afirmativ për takimin që ka ndodhë dhe e përmendi Veton Surroin në vecanti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ish-ambasadori Zimmerman, të shokon krejt. Tregon, thotë: ‘Veton Surroi, një shqiptar i ri me anglishte perfekte, tha se populli i Kosovës nuk e pranon regjimin serb, pra qishtu brutal çfare është, por nuk është as në favor të pavarësisë”, thotë Mehmetaj.

Lajme të ngjashme