Mashtrimi milionësh: Qysh u dëmtuan mbi 70 qytetarë me vilat që s’iu kryen kurrë, dëmi mbi 1 milionë euro
Mos reagimi nga organet e rendit, kishte thyer shpresat e mbi 70 qytetarëe se do të mund ti dal krah dikush për dëmin që iu kish shkaktuar.
Mërgimtari nga Vushtrria ishte i pari që mori guximin, për të folur publikisht për mashtrimin ku dyshohet se ia bëri kompania G&G Exclusive, për ndërtimin e villes se drurit.
Villa e drurit e cila kishte qene e paraparë ti përfundohej me shumën 8 mijë eero, i doli dardh me bisht, për të njëjtën u detyrua të shtonte edhe 60 mijë euro shtesë që ta përfundonte.
Pas publikimit të rrëfimit të tij, vërshuan komentet tek videoja e thirrjet telefonike në redaksinë e Nacionales nuk ndaleshin. Të gjithë ata telefonues i bashkonte një hall, parat që ua kishte marr kjo kompani e villat e drurit nuk ua kishte përfunduar, pavarësisht se në secilen kontrat figuronte që villat do të përfundoheshin 40-60 ditë.
Dikush 15 mijë, dikush 30 mijë dikush 100 mijë kishin paguar për këto villa.
Kishim hyrë në javën e dytë që po publikonim rrëfimet e palëve të dëmtuar, numri kishte shkuar në 15, vetëm për dy javë. Për vetëm këta 15 persona, gjysmmilioni euro ishte shkaktuar dëm.
15 qytetarë që fatkeqësisht nuk kishin marr asnjëherë asnjë përgjigje nga organet e rendit për këtë mashtrim, ndonëse kishin trokitur në dyerte tyre në nëntor të vitit 2023. Dera e Nacionales ishte shpresa e vetme për ta.
Në anën tjetër nga kompania e kishim vetëm një përgjigje ni thënqin përgjigje: “me të të gjithë këto pal jemi në proces gjyqesor.”
Ishte dita e 12 që po raportonim për këtë mashtrim, ku pas tërë këtij presioni, organet e rendit u bënë të zëshëm.
Me 16 gusht te vitit 2024, prokuroria themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Agjensionin Tatimor te Kosoves, kryen një operacion tek zyret e G&G exclusivit, ku arrestuan pronarin e kësaj kompanie Granit Gojani ku ndër të tjera sekuestruan llaptop e kontrata te ndryshme te punes. Për pronarin fillimisht u caktua një muaj paraburgim e të njëjtën kohë policia e kosovës e lëshoj një komunikat duke kërkuar bashkëpunim me të gjithë viktimat.
Në nacionale numri i atyre që kërkoni ndihmë kishte shkuar 20, nacionalja nuk e ndali publikimin e rrëfimeve edhe pas veprimeve të organeve të rendit.
Pronarit të kompanisë granit gojanit paraburgimi iu zgjatë, ku të njëjtit prokuroria ia kishin marrë 24 prona e 11 villa me arsyen se i njejti është pasuruar në mënyrë të jashtligjshme.
Vlen të theksohet se granit gojani do të jetë në paraburgim deri në muajin janar të vitit 2025. Burimet brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se numri i viktimave ka kaluar mbi 70 persona, ku dëmi ka arritur afër 1.3 milion.
Por që sa vite funksionon kjo kompani, dhe kush është Granit Gojani dhe e kaluara e tij?
Ne arbk figuron se në vitin 2020 kompania gg exclusive është regjistruar si biznes për ndërtimin e villave të drurit. Por z.Gojani, pronar i kësaj kompanie del të ketë qenë i akuzuar vite më parë edhe për një mashtrim tjetër, për një vetur që e kishte blerë me një kontrat, por që të njëjten veture e kishte shitur ende pa e paguar borxhin.
Por mbi të gjitha, për fund vlen të theksohet se kompania gg exclusive, me pronar granit gojanin nuk është duke funksionuar më dhe se mashtrimin që ka bërë kjo kompani është ndalur. Ne do të vazhdojmë të jemi në monitorim të këtij rasti deri në vendimin përfundimtar të organeve