Mashtrimi i Kurtit nga dy rusët, Buzhala i qesh me lot pjesët më interesante - NACIONALE

Mashtrimi i Kurtit nga dy rusët, Buzhala i qesh me lot pjesët më interesante

7 muaj më parë

nga NACIONALE

  • A e dini që jam gej?
  • Jo, nuk e di(tkam)

Pse? Why? Pse m’e fol kështu me kryetarin e Letonisë?

Është veç një arsye pse? Se është hera e parë mas kush-e-di-sa-kohe që t’ka thirrë një kryetar i dikuhit – e masnej sikur klen e kap grrepin. Medemek krejt zorrët ia qiti. ‘Qe zorrët, qe kqyrmi; krejt çka kam po t’i kallxoj’.

Fucking hell. Opozita, mediat – ajo, kjo...krejt pat m’i kallxu.

Valla hut.

Tha ‘edhe një biznesmen qaty...’ e veç që s’tha që valla Devollët qaty janë.

Kuku nane.

Për këta thojshin ‘asht i meçëm’.

Ka pas thanë njifarë serbi që e qitshin “kryt kompjuter e ka”.

Edhe Hashën e patën thirrë po s’e pat hangër forën. Qita të njëjtit. Gruevski, Zaevi e ka pas hangër forën. E pat sha Angela Merkelin; hut është edhe ai.

Ky paguan këshilltar, qika e Vetonit (Surroit) është për marrëdhënie me jashtë. I ka tridhjetë këshilltar e kusur, e t’ish kurdis aty...

A foli për Grenellin... “He’s gay”, si Borati u duke “yeah, he’s gay, he’s gay – you know drag shows?”. Thojshin e di mirë anglishten, a e patë?

Opozita përndryshe, fatkeqësisht kaloi pa u vërejt – Albini ta merr, ta mbulon suksesin.

Sot shteti i parë që e ka njoftë Kosovën, Kenia, mas herës së fundit kur na ka njoft Izraeli. Dy herë kur s’ke ky kryeministër, se ka shku mandati i tina.

Kenia, me Bexhet Pacollin, superfuqia e Afrikës po të njeh shtet – e ky po thotë opozita luftë hibride diçka si Serbia, e ata po ta binë njohjen.

Ma thej, pasha zotin ma thej! Kam mbërri në njifar situata, po kënaqem: po kam qef le ta shtrenjtojnë rrymën, kam qef krejtve qishtu. Bjer vëllau jem, kënaqna. Puthje. Kryet kompjuter e ka, ka pas thanë ai serbi.

Lajme të ngjashme