‘Lavdoi Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, e këtë tonën s’ndalet t’u e sha’: Selimi i skandalizuar nga Kurti
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar kritikat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe, në të njëjtën kohë, besimin që kreu i Qeverisë së Kosovës shprehu te Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në lidhje me çështjen e gjuhës.
Selimi kujtoi se është pikërisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës ajo që e rrëzoi ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke ia hapur rrugën kryeministrit Kurti.
“Tha që Kushtetutesja e Maqedonisë nuk diskriminon dhe se do të merr vendim të drejtë. Vetëvendosja dhe ky kryeministër e shan Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gjykatën Kushtetuese e cila e ka bërë kryeministër në vendimin kundër Hotit. Njerëzit po harrojnë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pandemi e rrëzoi Hotin dhe e bëri Kurtin kryeministër. Tash e shan çdo ditë Gjykatën e Kosovës me gjyqtarë të Kosovës dhe e lavdëron atë të Maqedonisë.” – tha Selimi.