“Ky është kurth”: Fahrija, Vasfija, Shyhretja dhe Elhamja 'nervozojnë' Serbinë e Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Më shumë se fjalimi, ishte një veprim i presidentes Osmani ai që bëri bujë të madhe në vendin tonë. Ajo i kishte marrë me vete në Nju Jork në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetura të luftës së fundit në Kosovë. Kjo e ka irrituar presidentin serb.
Presidenti i Serbisë pati një reagim të ashpër pasi presidentja prezantoi gratë kosovare, e që ishin: Fahrie Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri dhe Elhame Muçolli.
Ai kërkoi sqarime madje edhe nga kryesuesja, e cila ia ktheu se nuk i njihte as të akredituarit e delegacionit të tij.
“Ky është kurth ndaj delegacionit serb,” – u shpreh mes tjerash presidenti i Serbisë. Jehonë fjalëve të tij iu bëri përfaqësuesi i Rusisë, që i nënkuptoi gratë si qytetare të thjeshta.
Por, këtij ia ktheu presidentja e vendit tonë që i tregoi se ato ishin pjesë e ekipit të saj të këshilltarëve.
Ndiqeni videon e mëposhtme: