Kurti, Osmani e Haxhiu në heshtje edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Sebahate Morinës
Më 14 mars 2021, Sebahate Morina ishte rrugës rrugës për në vendin e saj të punës, por pak metra pa mbërritur, u vra nga ish-bashkëshorti Lulzim Sopi i cili, sipas raporteve zyrtare, e kishte rrahur e keqtrajtuar më parë.Vajza e të ndjerës Sebahate Morina, e kishte dorëzuar më 13 korrik 2021 në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën me të cilën është propozuar të konstatohet se mosveprimet e autoriteteve shtetërore kanë shkelur të drejtën për jetën të garantuar.
Më 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese vendosi se shteti ka dështuar për të siguruar të drejtën në jetë në rastin e Sebahate Morinës.
Përkundër kërkesës së organizatave të shoqërisë civile dhe Raportit të Avokatit të Popullit në prill të 2021 nuk u ndërmor asnjë veprim për t’i hetuar shkeljet e prokurores përgjegjëse. Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 16 mars 2021 kishte reaguar publikisht duke i quajtur konstatimet e organizatës IKD për shkelje të të drejtës në jetë të Sebahates si “të paqëndrueshme, joprofesionale dhe tendencioze” si dhe duke i akuzuar se këto kritika kanë “si qëllim dëmtimin e reputacionit, imazhit dhe krijimin e mosbesimit të qytetarëve në Institucionin e Prokurorit të Shtetit”.
Organizata Joqeveritare “QIKA” mbajti protestë lidhur me vendimin e GJKK-së para Këshillit Prokurorial të Kosovës, kërkuan dorëheqje apo shkarkim të personave përgjegjës.
Shkarikimin e prokurorit përgjegjës, në rastin e së ndjerës Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për shkeljet në rastin e Sebahate Morinës.
Menjëherë pas këtij aksioni Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka lëshuar një njoftim për media në të cilin thuhet se ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores së rastit të Sebahate Morinës, e cila është Hava Krasniqi.
Yll Zekaj i cili më parë ka qenë në kuadër të IKD-së e tash avokat, i ftuar në Nacionale tha se Kujtim Munishi nuk e ka ndjerë veten përgjegjës që nga fillimi i ndodhjes së këtij rasti. E sa i përket inicimin të procedurave diciplinore ndaj prokurores së rastin në fjalë, Zekaj konsideron se nuk mjafton.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati reaguar Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm ndër ligjet kryesore të reformës, atë për Këshillin Prokurorial.
Ndërsa në rastin e Sebahate Morinës, nuk reagoi asnjë nga krerët shtetëror. As, kryeministrti, as presidentja e as vetë ministrja.
“Në këtë rast është shpallur fajtor shteti, ish dashtë reagim të të gjithëve. Ne kemi reagim të krerëve shtetërorë atëherë kur nuk duhet. Ne kemi raste të shumta kur për një rast gjyqësor kemi reagim të kryeministrit, ministres së drejtësisë e secili që ngritet i pari në ekzekutiv për ta sulmuar sistemin gjyqësor, për një vedim që ndoshta më së paku i takon me reagu. Në këtë rast është diçka tjetër, kemi në venim të Gjykatës Kushtetuese që shteti ka dështuar që ta mbroj jetën e zonjës Sebahate Morina”.
A do të dëmshpërblehen fëmijët e së ndjerës?
Ndiqni videon: