Kurti: Ngjarja e marsit 1998 është ngjarje e përkryer
'Si sovranitet për liri të popullit me territor për integritet. Epopeja e UÇK-së ka vetëm një adresë, lirinë nga pushtuesi serb dhe vetëm një horizont, bashkimin tonë’. Kështu tha kryeminstri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ku u kujtua Epopeja e UÇK-së.
“Ngjarja e madhërishme e marsit 1998 është ngjarje e përkryer, një ngjarje e përkryer që nuk na lejon asnjë hezitim, asnjërit”, tha ai.