"Kurrë nuk lodhem": 75-vjeçari nga Llapi mban mbi 60 krerë lopësh, punon dhjetëra hektarë tokë
Hakif Zuka është fermer i njohur nga fshati Orllan i Podujevës.
Ndonëse është 75-vjeçar, Hakifi punon ditë e natë në fermën e tij familjare.
Në një rrëfim për gazetarin e Nacionales, Mirlind Behluli, Hakifi ka theksuar se nuk lodhet kurrë.
Fermeri nga Llapi tregoi historinë e fermës së tij, duke treguar se kur u kthye pas lufte në shtëpi, Serbia ia kishte vrarë disa kope delesh e lopësh.
Megjithatë, rrëfimi i Hakifit është histori mbijetese.
Me ndihmen e 9 fëmijve të tij, Hakifi e rimëkëmbi fermën e tij, ndërsa tash ka 62 krerë lopësh.
Dëgjojeni rrëfimin emocional të Hakifit: