Krejt çka pamë në sallat e gjyqeve gjatë javës - NACIONALE

Krejt çka pamë në sallat e gjyqeve gjatë javës

1 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Kumrije Temaj po kërkon me ngulm drejtësi për vdekjen e djalit të saj. Gruaja e cila patjetër do që rasti i djalit të saj të monitorohet nga gazetarët, e që s’e lejoi gjyqtarët të na përjashtoj, këta javë u përball me tre dëshmitarë.

Njëra nga dëshmitarët u bë për spital gjatë kësaj seance.

Çka ndodhi?

Të tre dëshmitarët kishin qenë aty, në momentin kur Jeton Temaj ra nga vetura.

Dëshmitarja Atifete Zekollaj, tha se s'e kishte parë momentin kritik.

Me këtë dëshmi s’u pajtua nëna e viktimës, e cila u ngrit në këmbë e tha se dëshmitarja I kishte thënë diçka tjetër znj. Kumrije.

Derisa po dëshmonte një dëshmitar tjetër bashkëshorti i dëshmitarës kërkoi ndihmë mjekësore për të shoqen.

Seanca u ndërpre edhe njëherë, kur në gjykatore arritën nga emergjenca.

Ky rast do të vazhdoj të përcillet seancë pas séance nga gazetarja Leonora Kolukaj, në mënyrë që gjithçka që ka të bëjë me dëshimet e znj.Kumrije e pretendimet e paleve të tjera, të jenë transparente.

400 kg drogë

Tjetër halla kanë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi. Ata po akuzohen se sollën 400 kilogram drogë nga Brazili në Kosovë. Madje duke e paketuar në mish të ngrirë.

Natyrisht Avokati e Prokurori s’pajtohen.

Ylli Hoxha

Në anën tjetër analisti politik Ylli Hoxha, krahasuar me dy rastet e lartëcekura e ka një hall pak më të vogël, anipse në gjykatore u shfaq shumë nervoz. Ai po akuzohet për huliganizëm, gjatë protestave të organizuara nga VV në vitin 2015.

Sipas tij, drejtësia për këtë rast do të kishte kuptim, veç kur ftohen edhe liderët politik që e organizuan protestën.

Meqenëse kjo ishte veç një përmbledhje “blic” e angazhimit tonë për të raportuar nga gjykatat, ne ju ftojmë që secilin nga këto raste që patë, e raste të tjera me interes e interesante t’i ndiqni çdo ditë në Nacionale.com e Nacionale Videos.

Lajme të ngjashme