KEK-ut t'i ndërrohet emri në KEVK: Korporata Energjetike e Vetëvendosjes me Kusheri - NACIONALE

KEK-ut t'i ndërrohet emri në KEVK: Korporata Energjetike e Vetëvendosjes me Kusheri

4 javë më parë

nga NACIONALE

KEK-u lirisht mund ta ndërrojë emrin në KEVK-u.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës në Korporata Energjetike e Vetëvendosjes me Kusheri.

Imagjinoni, pavarësisht që e kishte kritikuar e kritikuar e kritikuar e kritikuar e kritikuar e kritikuar e kritikuar e kritikuar PDK-në e LDK-në se po fuste militantë nëpër borde, VV-ja pa fijen e marres e bëri shef aktivistin Nagip Krasniqin.

E kur aktivist Nagipin e lidhën nën dyshimet për korrupsion, në vend të tij e vendosën aktivist Bekirin. Pra, nga një akivist në tjetrin në maje.

Por, qysh thamë në fillim: s’është KEK, është KEVK. Pra, Vetëvendosje me kusheri. Kusherinjtë janë pak më poshtë. ...në një mega konkurs në KEK, e i cili më vonë është anuluar pasi që ishte përfshirë edhe Prokuroria Themelore, ishin punuar më shumë se 200 persona e ku më shumë se gjysma e tyre kishin lidhje të afërta më partin në pushtet e ku disa prej tyre ishin edhe asamblistë.

Ai konkurs ishte anuluar sepse kishte aq shume parregullësi sa vëreheshin edhe nga hapësira... ndoshta që prej stratosfere! Fati po e përcjelle edhe u.d e ri, zotëri Gani Gurgurin, i cili në konkursin e ri se kish lon pa shkretu pak.

KEK-u kishte shpallur konkurs për 90 vende të reja të punës më 18 janar të këtij viti, ku gjysma e këtyre të punësuarve janë familjarë familjarë, vëllezër, motra, kushërinjtë të asamblistëve dhe aktivisteve të VV-së. Qe po i përmendim disa: Sekretari Organiyativ i VV-së në Obiliq, Berat Gashi, natyrisht se nuk mund të i mungojë kësaj liste.

Madje, në disa fotografi ai shihet se është goxha i afërt më deputetin e kësaj komune nga rradhët e VV-së, Halil Thacin.

Pastaj Sami Ahmeti anëtar i partisë ka punësuar po ashtu vëllain e tij. Fjolla Nasufi, e cila tashmë punon në KEK e është anëtare e partisë ka punësuar djalin e axhës. Ndërsa u.d i posa zgjedhur, Bekiri, e ka punësuar kushëririn e tij të afërt Jeton Gergurin.

Partia në pushtët ka vazhduar punësimet edhe më kryetarët e degëve në Obiliq, ku Bujar Mehmeti si kryetar i degës në fshatin Babimovc, më automatizëm i ka takuar një pozitë në KEK... Nacionale ka kërkuar tash e një kohë qasje në listën e të pranuarve në konkursin e fundit në KEK, mirëpo deri më tani nuk ka arritur ta siguroj ketë listë nga kanalet zyrtare...

Kjo listë është siguruar nga burimet brenda KEK-ut. Në vazhdim do sjellim rrëfimin e një kandidati i cili edhe pse ka marr maksimumin e pikëve emri i tij nuk figuron askund në listë.

Video:

Lajme të ngjashme