“Kapo i Gilanit, rrahja dhe vjedhja e 45 mijë eurove”: Shpjegimi i plotë nga Berati dhe Vullneti - NACIONALE

“Kapo i Gilanit, rrahja dhe vjedhja e 45 mijë eurove”: Shpjegimi i plotë nga Berati dhe Vullneti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala me Vullnet Krasniqin, për një orë drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të Nacionales, kanë komentuar të gjitha të dhënat që dihen deri tash rreth rastit të të arratisurit në Gjilan.

Për të kuptuar të gjitha ato që dihet rreth rastit, ndiqni videon nga ‘live’ i Nacionales mbrëmë.

Vullneti dje publikoi rastin ekskluzivisht.

Çka dihet – që ta kuptoni – shkurt?

I kërkuar nga Policia që prej vitesh, ky njeri thotë se vazhdon jetën në arrati, për faktin – që sipas rrëfimit të tij – e ‘ka korruptuar në vazhdimësi prokurorin Agron Uka’.

“Në vitin 2011 është përfshirë në një rrahje, është plagosë prej një grupi tjetër.

Rasti është ende qe 11 vjet në gjykatë. Rastin e ka prokurori Agron Uka.

Për disa vite, personi që do ta takojmë, ka ikë prej Kosovës ka shku në Evropë, një prej vendeve është Franca.

Por, situata ka ndryshu komplet brenda një jave, kur një vajzë me të cilën ky personazh që po zhkojmë me taku është taku së bashku me të dhe shokun e tij.

Pas këtij takimi, vajza ka shku në polici dhe ka shku që këta dy veta m’i kanë vjedhë 45 mijë euro prej kazinos.

Këtij personi, shokun ia kanë zënë ndërkaq ky nuk po pranon të dorëzohet në Polici sepse po beson që krejt kjo është një muçkë qysh themi në, që ia ka bë prokuroi”, thotë Vullneti teksa shkon për të marrë rrëfimin e këtij personi.

“Jam në arrati sepse kam problem me prokurorin që quhet Agron Uka”, rrëfen ai. Po, unë qe 10 vjet – 12 nuk jam në Kosovë. Por kur jemi kanë të ri, i kemi bo do gjana, do sende probleme. Edhe sa herë kam pasë probleme, i kam pasë lidhjet, e kam njerin, që sa herë kam pasë problem me të, gjithmonë kam pasë me ia dhanë 1 mijë – 2 mijë euro. Veç kam pasë me shku në zyre, vetë e ka shkru, mundemi me dhanë deklaratë, janë përmbi 10 dosje. Asnjëherë në gjyq s’kam dalë. Hiç, hiç, hiç”, rrëfen ky njeri.

Vullnet Krasniqi ka telefonuar edhe prokurorin e apostrofuar nga ky personazh.

Prokurori Uka: Kur more e ke intervistu, a polic je a?

Vullnet Krasniqi: Po thotë të ka dhanë pare me ia mshelë rastin?

Prokurori Uka: Qysh, qysh mu a? As që e njoh kush është, në arrati është moti. O ti unë nuk e njoh, por në dosjet që janë, është një prej kapove të krimit në Gjilan. Fjala o para 2010’tës.

Por, dramaticiteti i kësaj ngjarje nuk përfundon këtu.

“Këtyneherë kur e kam manipulu, kur i kam kry problemet me Agron Ukën, e kam pasë jepja qito pare, mshele qët’ landë”, rrëfen i arratisuri nga Gjilani.

Lajme të ngjashme