Kadrijaj: Ne ishim kundër që seanca të mos thirrej në ditën e Bajramit - NACIONALE

Kadrijaj: Ne ishim kundër që seanca të mos thirrej në ditën e Bajramit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se ‘është e pandershme që të dilet para qytetarëve të ju thuhet se po e ndërrojmë orarin e seancës meqë ka festë’ – duke treguar se kundërshtuan vazhdimin e seancës për nesër, e jo për masnesër (në ditën e festës së Bajramit).

“Ne si deputetë të opozitës nuk kemi pranuar me ndryshu me marrëveshje. Është e drejtë e kryesuesit të seancës ta caktojë vazhdimin e seancës.

Kryesuesi shfrytëzoi të drejtën e tij që brenda 48 orësh të thirret seanca. Nuk kemi ra dakord, as ne as PDK e as LDK që të shtyhet seanca. Kishte madje kërkesë që seanca të shtyhej për të shtunen”, tha ajo.

Lajme të ngjashme