“Jo pazare politike me RTK-në", punëtorët e RTK’së protestojnë, kërkojnë paga dhe buxhet para Kuvendit e Qeverisë
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, si dhe para Kuvendit.
Ata kanë kërkuar sigurimin e pagave dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm për funksionimin e rregullt të transmetuesit publik.