Isufaj: Ka aktakuza për pesë ish-ministra dhe asnjë ministri aktual
“Deklarata denigruese edhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin, por e cenojnë edhe besimin e publikut dhe sundimin e ligjit. Aktualisht kemi të ngritura aktakuza për 5 ish ministra të kabineteve tjera qeveritare. Nuk e kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër aktual. I kemi të hedhura 17 kallëzime penale për ministrat aktualë në detyrë. Unë nuk di cili është argumenti më i madh që ne nuk punojmë në mënyrë selektive. Ne punojmë vetëm në bazë të provave në ligjit dhe Kushtetutës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.