Ish-ushtari i UÇK-së shkoi në Turqi për operim, Edon mashtruesi e shfrytëzoi momentin për të vjedhur
Edon Bytyqi, mashtruesi tashmë i identifikuar nga Nacionale, ishte paraqitur edhe në një rast tjetër në Prizren.
Kësaj radhe, i njëjti ishte paraqitur kur ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Halitjaha, i ishte nënshtruar një operimi pasi ishte diagnostifikuar me kancer dhe kishte shkuar për shërim në Turqi.
Duke shfrytëzuar momentet sensitive të familjes së tij, Edon Bytyqi kishte telefonuar djalin e Fadil Halitjahës, Hamz Halitjahën, i cili ishte në Turqi duke përcjellur gjendjen.
Se si kishte tentuar Edoni, duke u paraqitur si Riza Ahmeti (komandant “Teli) të mashtronte Hamzën dhe vëllain e tij, duke ju kërkuar qindra euro, dëgjoni rrëfimin e Hamzës: