Ish-ushtari i UÇK-së në Koshare: Donim ta thyenim mitin se ushtria serbe është e pathyeshme - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së në Koshare: Donim ta thyenim mitin se ushtria serbe është e pathyeshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Demë Maloku, 25 vjet nga Beteja e Koshares, vjen me një rrëfim të jashtëzakonshëm për Nacionalen që më poshtë, sjellim shumë pjesë të saj:

"Kemi kalu në pjesën e territorit të Shqipërisë, një numër i vogël prej gjashtë pjesëtarëve, jemi pozicionu në fshatin Papaj që është në veri të Shqipërisë, në rrethinën e Bajram Currit.

Aty kemi fillu organizimin apo bërthamën e parë të organizimit të një planifikimi më të madh që do të ndodhë ma vonë në prillin 1999 apo Betejën e Kosharës.

Shtatori 98- prill 99’, ka qenë periudhë e konsoliduar dhe e kemi shfrytëzuar këtë kohë në trajnimin e ushtarëve.

Nuk ka ekzistu frika te ne, është shumë problem me e shpjegu se si ose pse sepse jemi 26 vite më pas, por ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Secili ka mendu më së paku për pjesën e vetë personale.

Motivi im personal, ka qenë thymja e mitit që ushtria serbe, ushtarët e Serbisë nuk janë të pathyeshëm.

Është diçka që e përjeton dhe bindesh që nuk është diçka e pamundur.

Është dhënë urdhri nga komandati Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha për marshim tutje. Ka fillu tmerri, serbët kanë filluar ikjen masive, ka pasë të vrarë e të plagosur mes tyre, një pjesë ka bë rezistencë ma shumë, një pjesë ka dorëzuar pozicionet shumë më shpejt.

Më 10 prill, deri atë ditë nuk kemi mujtë me e marrë në duart tona, më 10 prill kazerma e Koshares ka rënë në duart tona.

Kemi qenë një numër simbolik i ushtarëve që shumëkuesh e ka të vështirë me mendu se sa kemi qenë atë ditë. Ishim total 143 ushtarë.

Është shumë emocionale kur afër tejë bjen dëshmor shoku më i afërt, siç ishte Agim Ramadani, e të tjerë me radhë.

Ditën e parë, kemi humbë katër bashkëluftëtarë, ditën e dytë po ashtu. Nga pjesa e armikut, humbjet kanë qenë shumë më të mëdhaja.

Kanë qenë humbje të njëanshme, pa e llogaritur edhe arilerinë.

Kemi qenë shumë të lidhur emocionalisht me të gjithë luftëtarët në vijën e frontit. Kemi bo përpjekje me e mbajtë msheftë vrasjen e Agim Ramadanit, që mos me ra morali te ushtarët", thotë ai.

Lajme të ngjashme