Inteligjenca Perëndimore bashkëpunoi me Kadri Veselin: Berati komenton dëshminë e Jan Kickert - NACIONALE

Inteligjenca Perëndimore bashkëpunoi me Kadri Veselin: Berati komenton dëshminë e Jan Kickert

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmia jashtëzakonisht interesant e diplomantit Jan Kickert, është temë që e trajton gazetari Berat Buzhala në Ditarin e tij të radhës.

“Në Hagë, tash e pothuajse katër vite po mbahen në paraburgim krerët e UÇK-së, më të rëndësishmit prej tyre, Thaci, Veseli, Krasniqi, e Selimi.

Në mënyrë jomeritore e injorojmë si ngjarje dhe nuk ia kushtojmë vëmendjen e duhur.

Shumëkush ka thënë se epilogu i asaj ngjarje, mundet me e rishkru historinë tonë më të re.

Nëse kështu është puna, nëse historia jonë varet prej atij procesi, që edhe varet, atëherë duhet na si shoqni me u marrë pak ma shumë me të e jo si leshko me u marrë me broçkullat e letrave të Donika Gërvallës.

Një proces masiv historik, po kalon para hundëve tona, atje po shkojnë lloj-lloj dëshmitarësh.

Po qe, vëmendja jonë nuk po është atje.

Kohëve të fundit, qaq sa kam mujtë me pa, se prokuroria e ka pas lëshu ne konop të gjatë, merr kohë sa të duash, e kam një përshtypje që kohëve të fundit po i thonë kufizohu pak, katër vjet po kalojnë bre. M’u ka dokë që tash i kanë thënë përmbledhi dëshmitarët, edhe sa kohë ka me shku qekjo punë se u bëmë hor.

Deri tash kanë dëshmu rreth 60 dëshmitarë edhe kena pa gjithçka në mesin e tyne, kena pa njeri që ka kallxu që ia kanë vjedhë lopën, kena pa dëshmitarë të mbrojtun te një numër i tyne, trap këputet seanca, kena pa ndërkombëtarë kredibil, kena pa officer gjerman që tha nuk e di sa janë dekë, nuk e dike që janë dekë 10 mijë vetë në Kosovë.

I fundit që më bani përshtypje ke Jan Kickert. E njoh personalisht prej mas luftës, nëse ekziston një diplomat perëndimor, që unë nënkuptoj Vjenë e nalt, që na i njeh edhe zorrët në bark edhe që thonë sa lugë i kemi në tavan, qai është Jani.

Ai ka shërby në Kosovë ose rreth Kosovës në disa kapacitete. Në luftë, ka qenë i ngarkumë me punë në ambasadën austriake në Beograd. Ai ka ardhë në Kosovë së bashku me dy tre perëndimorë të tjerë. Jani ka qenë këshilltar i përfaqësuesit të BE-së për konfliktit Kosovë-Serbi, gjatë Rambujesë. Ky i ka majtë krejt kontakte me gazetarët me UCK-në dhe ka raportu korrekt.

Mas luftës u kanë përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Aktualisht është ambassador i Austrisë në Romë, figurë shumë e rëndësishme e Austrisë për Ballkan.

Çka foli Jani ke mbresëlënëse.

Tha që, Kickert, tha që nuk beson se Thaçi ka pasë kontroll ndaj UÇK-së, tash e di që ka jugoslloven këtu që thonë: aaa nuk e paska udhëheq ai UÇK-në. Jo bre jo, ai po thotë se nuk e ka kontrollu ushtarin e UÇK-së, kërkush ma mirë nuk e din ma mirë se Jani këtë punë.

Mandej që më bani përshtypje ke, përveç që amnistoi Thaçin, dhe mendoj se pasha e dëshmisë së tij është më e madhe se e naj dëshmitari që përgatit Serbia ose najkujt që i ka hupë lopa, megjithatë unë kam thënë se kam respekt për dëshmitarët dhe nuk dua me i tallë ata.

Çka tha Jani?

E pati një qasje interesante për Kadri Veselin. Djalosht është Kadri Veseli.

Avokati Emmerson: “Besoj se jeni i ndërgjegjshëm se agjencitë e inteligjencës, kanë bashkëpunuar me zotin Kadri Veseli?”

Kickert: Absolusisht.

Në video, Ditar i plotë i Buzhalës:

Lajme të ngjashme