Ia mori jetën në vendin e punës: Shaban Gogaj sërish dënohet me 7 vjet e gjysmë për rastin e Agonis Tetajt - NACIONALE

Ia mori jetën në vendin e punës: Shaban Gogaj sërish dënohet me 7 vjet e gjysmë për rastin e Agonis Tetajt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj edhe në rigjykim, Gogaj është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, për veprën penale vrasje nga pakujdesia.

Vendimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore të Pejës.

“I akuzuari Shaban Gogaj, është fajtorë për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPRK-së dhe për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. I akuzuari Isuf Cacaj është fajtorë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve, andaj gjykata konform dispozitave ligjore të akuzuarit I gjykon:

Të akutuarit Shaban Gogaj, për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia I cakton denim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh, për veprën penale penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve I caktohet dënim në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Dënimi unik nëkohëzgjatje prej 7 vite e 6 muajsh. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.”

Ndërsa i akuzuari Isuf Cacaj u shpall fajtorë për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve, iu caktua dënimi me gjobë në shumën prej 2000 eurosh.

Agonis Tetaj ishte vrarë më 12 qershor 2019 në Deçan. Familja ishte detyruar të publikojë pamjet e ngjarjes, pas dyshimeve se procesi nuk është i drejtë.

Lajme të ngjashme