I sëmurë e i paaftë për punë, Agroni nga Sllovia e Lipjanit kërkon ndihmë për ushqim e veshmbathje
Katër vajzat e Emines dhe Agronit nga Sllovia e Lipjanit, nuk po munden ta gëzojnë fëmijërinë si shokët dhe shoqet e tyre.
Mungesa e gjërave esenciale për jetesë normale, aty po ju mungojnë edhe kukullat dhe lodrat.
Babai Agroni, i sëmurë dhe i paaftë për punë, nëna duke u munduar që t’ia përmbushë kërkesat, duke iu dhuruar dashuri dhe përqafime tër kohës.
Kjo familje ka nevojë për çdo gjë, veshmbathje, e gjëra ushqimore, e ndihmë financiare.
Për më shumë ndiqeni videon e realizuar nga gazetarja Leonora Kolukaj.