I moshuari iu kërkon Kurtit, Osmanit e Bashës të flasin më shumë me banorët e Reçakut
Derisa Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti përfunduan homazhet në Reçak, një i moshuar iu kërkoi më shumë kujdes për banorët e Reçakut.
Ai ndërhyu duke iu thënë se ‘duhet të flasin më shumë për banorët’ dhe të ‘kujdesen që ata të kenë punë’.
“Ti zotni ju po folni, po nuk po i vetni ata të Recakut asnjë.
Unë qito po e ngjoh, në të 98-tën e kam pa, flokët i ka pasë tek teri rendi i ka pasën.
Ju nuk i keni pa ata hic, vec po folni, ku është Reçaku sot vec po folni. As në komunë s’është asnjë i Reçakut” – iu tha i moshuari.