Hetimi i krimit çon te Kurti: Gashi i bindur se kryeministri është i përfshirë në aferën e rezervave - NACIONALE

Hetimi i krimit çon te Kurti: Gashi i bindur se kryeministri është i përfshirë në aferën e rezervave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi është i bindur se hetimi i rezervave shtetëore çon te kryeministri Albin Kurti.

“Hetimi parlamentar është përtej hetimit penal. Gjetjet potenciale kriminale që mund të jenë abuzim, vjedhje dorëzohen te prokurori dhe në bazë të provoave vazhdohen hetimet.

Kjo që po bën Vetëvendosja është pamundësim i punës së Kuvendit, rrezikim i sigurisë së përgjithshme dhe pengim i drejtësisë.

Pra kemi tri elemente jashtëzakonisht të rrezikshme.

Normalisht se duan ta mshefin të vërtetën, normalisht se ka ndodhë abuzimi.

Zinxhiri i hetimit të krimit mbërrin deri te kryeministri”, ka thënë ai./Nacionale

Lajme të ngjashme