Gorani: UÇK ishin superyje, krejt dynjaja merrej me ta
Gazetari Dukagjin Gorani, vjen me në një rrëfim të rrallë te Berat Buzhala duke evokuar kujtime që nga koha e Jugosllavisë e deri te lufta e UÇK-së për liri.
Në një moment, ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishin ‘superyje’.
“Këtu bohet fjalë për dicka që tejkalon kufijtë është e vërtetë që nis në fshat sepse nuk ka mujtë me nis në qytet, se nuk ka pasë gatishmëri. Unë atë e di, por nuk mendoj që është korrekte, por është e vërtetë që procesi i nisur i luftës, e qet rajonin jashtë Prishtinës, nën thjerrëz të krejt botës. Me kalimin e muajve, qai grup i njerëzve, UCK, shndërrohet një spektakël politik global.
Në një moment qershor, korrik 98, KLA kanë qenë superyje politike. Krejt dynjaja u marrë vec me ta, demek në ballinë çdo dytën ditë, e ke pasë në shenjë në ballinë.
Vriten civilët pa kurrfarë skrupulli, vec pse janë shqiptarë”, thotë Gorani.
Duke rrëfyer kohën pas Marrëveshjes së Dejtonit e këndej, Gorani veç tjerash thotë se ‘në Kosovë, mosveprimin e quanin durim’.
“Na mosveprimit në Kosovë i thojshim durim. Në vendet tjera, në opinione publike jashtë neve, ai dorëzim u shihke si njëfar mosgatishmërie, se ti kishe punë me një regjim kundër të cilit luftojshin boshnjakët dhe kroatët, pavarësisht viktimave dhe shkatërrimëve ti jo, për arsye të pakuptimta për boshnjakët dhe kroatët, nuk e shihshe luftën si stad vendimtar të rezistencës. Pra po flasim për vitet menjëherë pas Dejtonit, 95 – 96, dhuna nuk prajti vec sa shkoi tuj u rittë, dhe ti për arsye të pakuptimta nuk je tuj dashtë me aktivizu rezistencën tande”, thotë ai.
Ndërkohë, në një pjesë që Nacionale solli dje nga intervista e Goranit, ai flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Unë qashtu e kom pa angazhimin tem politik. Diçka që ti nuk ke çare pa e bo edhe o mirë mos me u koritë, jo fort me u lavdu me atë punë.
Qajo mu më shtin gradualisht nëpër qarqe dhe takime me njerëz që kishin preference politike të ngjashme me të miat.
Tash, njeri ka tylifarë preferencë në jeta, ki preferenca për muzikë, për film e, mirëpo ke preference edhe për botëkuptime politike.
Edhe tash, preferencat e botëkuptimeve politike në atë kohë, filluan me u qartësu te një lloj i njerëzve, ku mendoj se bëj pjesë edhe unë.
E ata ishin lloj i njerëzve që ishin kundër këtij shteti, kundër Jugosllavisë, kundër këtij regjimi dhe të gatshëm me ia shkurtu jetën sa ma shpejt që ishte e mundur.
Qeky lloj i njerëzve ka me të çu edhe të lloje të njerëzve që i takon nëpër fakultet, koridoreve, ia nis me u njoftu me ta, Hashimi, Kadria, qysh jeni djem, çka po boni? Qaq, histori studion ti? Unë bujqësi. Ia nis me u interesu se edhe interesimet i ke të njëjtat”, thotë Gorani.