Gashi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është në dorë të Qeverisë - NACIONALE

Gashi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është në dorë të Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nga parakushtet që është kërkuar ka qenë që para anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave serbe, thotë deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një intervistë për Nacionalen.

Ai ka shpjeguar në kronologji kalimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshilit të Evropës, duke thënë se opozita ka luajtur një rol të madh në këtë drejtim.

"Sa i përket Asamblesë, mendoj se kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Kemi pasë një përfaqësim të dinjitetshëm në vazhdimësi në këto tri vitet e fundit që e ka dallu prej përfaqësimeve të tjera.

Më herët kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në opozitë, ka pasë një gjuhë shumë agresive dhe të dëmshme për Kosovën duke potencuar dhe proklamuar anti kushtetueshmërinë, atni demokracinë dhe korrupsionit në raporte ndërkombëtare dhe jemi përballë me to e normalisht që pala ndërkombëtarë të sheh me skepticizëm.

Opozita kësaj radhe ka qenë shumë konstruktive, shumë affirmative dhe në grupet ku kemi qenë, në grupin e partive popullore evropiane ku jemi ne si LDK, që është grupi më i madh në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, pastaj VV është pjesë e Partive Socialiste evropiane dhe në grupin politik ku bëjnë pjesë partitë socialiste kanë dhënë kontributin e vet dhe Partia Demokratike, në ALTE, kanë dhënë kontribut të tri grupet.

Nëpërmjet tyre ne si përfaqësues politik kemi arritë të parandalojmë kalimin e amandameteve që kanë pasë për synim disa elemente, i pari që ka qenë refuzimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, refuzimi i dytë ka qenë që Kosova duhet të lihet jashtë deri në një kohë dhe kategoria e tretë nëpërmjet deputetëve serbë, disa deputetë italianë, francezë që kanë përkahur qëndrimin e Serbisë, kanë tentuar që të vendosin parakushte.

Një nga parakushtet ka qenë që para anëtarësimit të Kosovës në KiE, të themelohet Asociacioni", tha Gashi.

Lajme të ngjashme