Fluturojnë çmimet e Kurbanave, terren nga tregu i Prizrenit në natën e Bajramit - NACIONALE

Fluturojnë çmimet e Kurbanave, terren nga tregu i Prizrenit në natën e Bajramit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me datë 28 qershor, muslimanët kudo në botë kanë festuar Kurban Bajramin. Gazetarja e Nacionales, ka shkuar në Prizren, në tregun afër Qendrës Sportive ku po shiteshin Kurbana.

Marjan Paluca i cili kishte dalur për shitje i tregoi Nacionales se nga Gjermania është kthyer në vendlindje për ta vazhduar traditën e familjes së tij.

Ai tregoi se këtë vit është rritur edhe çmimi i kurbanave.

“Svjet ka qenë çmimi nga 160 euro e më lartë, deri në 200, 300, 400 euro”.

Paluca tha se prerja e Kurbanit bëhet për humanizëm, për me shpërnda në familjet e varfëra.

E Lulzim Ahmetaj tha se ka dalë për shitje, e sa i përket çmimit të kurbanave tha se kanë edhe ankesa nga qytetarët.

“Një 70% ka mundësi me pre kurban”, theksoi ai.

VIDEO E PLOTË:

Lajme të ngjashme