Festa e Bajramit nëpër botë - nga bakllava te thyerja e vezëve si për Pashkë - NACIONALE

Festa e Bajramit nëpër botë - nga bakllava te thyerja e vezëve si për Pashkë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e Bajramit shënon fundin e një muaji agjërimi nga agimi e deri në perëndim të diellit, si dhe një muaji të reflektimit shpirtëror e lutjes.

Por, me afërsisht 2 miliardë myslimanë në mbarë globin, nuk është për t'u habitur që njerëzit mund të kenë mënyra të ndryshme për të festuar këtë festë të shenjtë.

Ëmbëlsirat dhe ushqimet e tjera

Fitër Bajrami nganjëherë njihet edhe si festa e sheqerit për shkak të ëmbëlsirave të shumta që shërbehen në këtë ditë. E vende të ndryshme kanë edhe ëmbëlsirat e tyre të preferuara për të shënuar ditën.

Në videon bashkangjitur do të mësoni për ushqimet që preferohen këtë ditë në Turqi, Irak, Afganistan, Rusi, Jemen e Bangladesh. Ndërsa, do të dëgjoni edhe disa nga mënyrat që vende të ndryshme me shumicë myslimane përdorin për të uruar festën.

Dihet se si traditë universale për Fitër Bajramin është edhe dhënia e Zekatit, ndërsa diçka të cilën mund të mos e kemi dëgjuar më herët se bëhet në këtë ditë, është praktika e ngjyrosjes e thyerjes së vezëve, një traditë që lidhet më shumë me festën e Pashkëve.

Lajme të ngjashme