Ferizajin e "mbulon" bërlloku, punëtorët e pastrimit në grevë - rrëfejnë kushtet e këqija të punës
Që nga 23 tetori, Kompania Regjionale për Mbeturina “Pateria” në Ferizaj është në grevë për shkak të, siç i thanë Nacionales, mos pagesës së kursimeve pensionale për 28 muaj. Në lidhje me protestën, ka folur Izia Topalli, nënkryetar i sindikatës së “KRM Pastërtia”.
“Arsyet kryesore të grevës janë që Trusti nuk na është paguar që 28 muaj, kujdestaritë që i kemi bo, ditën e gjashtë punojmë, llogaritet si një ditë kujdestarie, ajo është pa pare. Kemi punu që disa vjet (në kujdestari v.j.) pa pare, nuk është pagu kurrë qajo dita shtesë.” – deklaroi ai.
Ndërsa Basri Syla, kryeshef i KRM "Pastërtia", e ka quajtur grevën si "jolegjitime".
Ferizaji, qyteti ku ka qëndruar gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, është mbuluar nga bërlloku, siç edhe mund të shihet në videon e mëposhtme: