Edi Rama i habitur thotë se pati lloj-lloj propozimesh për vendin e varrimit të Kadaresë - NACIONALE

Edi Rama i habitur thotë se pati lloj-lloj propozimesh për vendin e varrimit të Kadaresë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ndërkohë, qysh se lajmi i vdekjes së Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mija të zakonshme, më vinin edhe opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij. I lexoja dhe kujtoj Ismailin. Përpiqesha të merrja me mend se si do t’i merrte ai ato propozime të pakërkuara për ta varrosur te vëllëzërit Frashëri, te parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt prapa Kryeministrisë, te varrezat e dëshmorëve të luftës nacionale çlirimtare, deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.

Nuk e di dot çka do të thoshte, por e di njësoj si ai arkmort ku është shtrirë trupi i tij, se po t’ia kasha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremoniali dje në darkë, atje në Durrës te shtëpia buzë detit ku u mbyll për të ndjekur perëndimin e diellit të vet si një spektator i zbritur nga jeta e gjatë në Zenith, do të argëtohej shumë. Siç thoshte Gabriel Garcia Marquez do t’i vinte plasja që nuk do merrte dot pjesë në funeralin e vet”, tha kryeministri Edi Rama.

Lajme të ngjashme