‘E rrezikshme’: Gjendje e tmerrshme e shtyllave elektrike në këtë lagje të Prishtinës
Në rrugën ‘Liliana Qavolli’ dy shtylla elektrike janë duke u rrëzuar dhe në storien e realizuar nga Burim Pacolli, ju do ta shihni gjendjen e frikshme aty”.
“Dy bandera, kjo është shtëpia jem. Është e rrezikshme shumë. Ka ardhë punë, kemi thirrë KEK-un, Policinë. Jemi detyru me organe të rendit me krejt, për me i konstatu që janë kështu.
Janë ardhë ia kanë lidh vetëm një tel atij banderit. Kanë thënë vetëm deri të hanën se jemi kujdestarë tre persona. Janë ardhë mas dy jave, i kanë heq vetëm tre tela nalt, edhe banderat i kanë lanë.
Ni kojshisë qaty, ia kanë lidh për muri”, i thotë një banor aty Burim Pacollit.
‘Kqyre, u kanë e shtune, u kanë shi, kijamet. Këqyre ku e kanë hjekë armaturën. Kanë shku e kanë lidhë këtë pishën. Këqyre. Aman, u kanë e shtunë, mbramje, shi. Thanë, aman deri të hanën. Erdhën të hanën, prit që po e heqin. Thash çka jeni tuj ba kështu, tha jo tonën e kena kry, po ata që vinë i ndreqin kabllovikët, i ndreqin. Qe tri javë i ka kjo punë.
Nuk po kam as qysh me i thirrë, me iu thanë i zgidhi, po ia prishi njerit gilinderat”, thotë një banor tjetër.
Burimi shkoi te zyra e KEDS.
‘KEDS në lagjen që ju po përmendni ka bërë investime në rrjetin nëntokësor, duke future kabllotë nën tokë bashkë me stabilimentet tjera të nevojshme. Të gjithë konusmatorët aty, kanë furnizim me energji elektrike.
KEDS nuk e ka bërë eliminimin e rrjetit të vjetër, që nënkupton shtyllat për të cilat po flisni, sepse në to janë instaluar kabllotë e operatorëve dhe ndriçimi publik”, thanë veç tjerash në KEDS.