E quajti "gjeneral të vetëshpallur", Ramush e Daut Haradinaj i përgjigjen Donika Gërvallës - NACIONALE

E quajti "gjeneral të vetëshpallur", Ramush e Daut Haradinaj i përgjigjen Donika Gërvallës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje ministrja Donika Gërvalla – Schëarz është kritikuar për gjuhën e përdorur ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gërvalla, në tubimin e VV-së në Deçan, ndër të tjerash e ka quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

E për këto deklarata, një koment kishin edhe Ramush e Daut Haradinaj, të cilët folën për deklaratat e Gërvallës në tubimin që AAK-Nisma kishin në Komunën e Gjilanit.

“Ia kam heq maskën shefit t’saj, edhe çeben bile. Kuptohet që janë nervoz, edhe matematikat ua kam prishë. Me thanë të drejtën të parën gradë e kam nga UÇK-ja, e të dytën e kam nga NATO…”, ka thënë Ramush Haradinaj për Gazetën Nacionale.

Ndërkaq, Daut Haradinaj ka deklaruar se është ndjerë keq për qytetarët që kanë sakrifikuar dhe mund të preken nga gjuha e përdorur nga ministrja Gërvalla.

“Nuk mendoj që ne duhet me komentu shumë, sepse ndoshta edhe poi japim peshë pa pasë ajo zonja. Gjithsesi i kisha bërë thirrje me pasë kujdes në fjalor, për shkak se boll është boll edhe ajo gjuha e ‘Hajrije spikericës’ nuk i ka hije se është çika e Jusuf Gërvallës”, ka deklaruar ndër të tjerash Daut Haradinaj.

Ndiqeni storien e plotë në vijim dhe deklaratat e qytetarëve nga tubimi AAK-Nisma në Gjilan:

Lajme të ngjashme