“E morëm nusen prej Gjilanit”: Shqiptari nga Stambolli i tregon Mirlindit se si e begenisi renë për djalin
Në një çajtore në Esenler të Stambollit janë mbledhur shumë shqiptarë nga vise të ndryshme të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Ndonëse ka kohë që kanë emigruar në Turqi, ata nuk kanë harruar gjuhën e traditat e vendeve amë.
Madje, ata i vazhdojnë përpjekjet për të mirëmbajtur lidhjet me vendlindjet e të parëve.
Gjatë një bisede në këtë çajtore modeste, një shqiptar nga Shkupi i tregoi gazetarit të Nacionales, Mirlind Behluli, për mënyrën se si e kishte mesitnuar një nuse nga Gjilani për djalin e tij.
Ky burrë, që tash është në pension, ndihet i lumtur që të dy rejat e tij kanë prejardhje nga Kosova. Për më shumë, njëra nga rejat e tij është e lindur e rritur në Gjilan.