“E kam pas zor, nuk dojshin gruaja me qenë pronare…. rrezikova” - NACIONALE

“E kam pas zor, nuk dojshin gruaja me qenë pronare…. rrezikova”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi i Nacionales ka shkuar në qytetin e Kamenicës, ku ka takuar Feime Rexhepajn, një grua e cila drejton biznesin e saj me ushqime tradicionale.

Ajo rrëfen historinë e saj e cila tregon se para 10 viteve ka punar si mirëmbajtëse, por që nuk ka hequr dorë asnjëherë nga ëndërra e saj, pavarësisht vështirësive.

“E nisëm me pak punëtorë, ju dukke rëndë me punu gruaja në restorant... 10 punëtore i kam, edhe vet 11 gra”, theksoi ajo.

Rexhepaj, dha edhe një mesazh për të gjitha gratë e vazat.

“Nuk mundem me ndejtë pa punë, mundohem me i stimulu krejt gratë”.

“Për krejt gratë, mos të rrijnë duhet me hulumtu me gjetë veten.. Nisne, se ka me pas rezultat”.

VIDEO E PLOTË:

Lajme të ngjashme