Dyshohet se suImoi sek;suaIisht nxënësen e tij: Vetëm arrest shtëpiak për mësimdhënësin
Një rast i rëndë ka ndodhur me 28 korrik në një fshat të Kaçanikut. Arsimtari, 60 vjeçar po dyshohet se e dhunoi seksualisht të miturën, 16 vjeçare, brenda hapësirave të shkollës. I dyshuari ka arritur të arrestohet.
arsimtari që po dyshohet për pedofili fillimisht e kishte puthur e prekur vajzën gjatë kohës sa ajo po bënte prova brenda klasës.
Pas kësaj e mitura është larguar nga klasa dhe e ka denoncuar rastin në polici.
Arrestimi i tij është konfirmuar nga Policia përmes raportit 24 orësh.
“Kaçanik / 28.08.2024 – 09:30. Lidhur me rastin, më 01.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.