Dy performancat: Bostani që ia ka hëngër zemrën Kurti dhe qethja e Kocit
Një qytetar ka protestuar sot te Kuvendi me një bostan në dorë. Bostanit ia kishte vendosur edhe flamurin e Greqisë dhe tha se ‘zemrën ia ka ngrënë Albin Kurti’.
Duket se qytetari i referohet një vizite të Kurtit te një fermer para pak ditësh, ku tha se ‘kur thotë dikush ta hanksha zemrën, fjalën e ka për zemrën e bostanit’.
Sidoqoftë, një tjetër ‘performancë demonstrative’ ndodhi te Kuvendi nga avokati Arianit Koci, i cili u ul në një karrige dhe qethi flokët.
Koci prej kohësh ka ndërmarrë vetëiniciativë për protesta te Kuvendi, ku zakonisht po performon me mjete e kafshë, përfshirë gomarë.