Drashkoviq flet për rastin “Panda” se si shërbimet serbe vranë gjashtë të rinj serbë për të fajësuar UÇK-në - NACIONALE

Drashkoviq flet për rastin “Panda” se si shërbimet serbe vranë gjashtë të rinj serbë për të fajësuar UÇK-në

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Duke folur për ngarjen famëkeqe të rastit “Panda” në Pejë në vitin 1998 ku u vranë 6 të rinj serbë, ku dy të maskuar hynë me automatikë dhe shtënë mbi ta, ish-Zëvendës Kryeministri i Serbisë, Vuk Drashkoviq, ka folur në një intervistë për Nacionalen se si shërbimet sekrete ende nuk e lejojnë zbardhjen e këtij krimi, që për qëllim asokohe kishte fajësimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shërbimi sekret i Serbisë dhe eskadronet e tij të vdekjes i vranë edhe ata fëmijët serbë në kafeterinë Panda”, ka thënë Drashkoviq, teksa rikujtoi edhe deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se zbulimi i këtij krimi “do të shokonte shumë kënd në Serbi kur të mësohej e vërteta”.

“se këtë gjë nuk e bënë as shqiptarët, as shërbimet huaja. Dhe, se Serbia do të shokohej kur ta kuptojë të vërtetën”, ui shpreh ai, derisa shtoi se “Shërbimi i sigurimit ende nuk po lejon që Serbia të shokohet, dhe ta kuptojë të vërtetën”.

Lajme të ngjashme